Milan afër transferimit të sulmuesit argjentinas

AC Milan është afër nënshkrimit të sulmuesit të River Plate, Julian Alvarez, sipas Fichajes.

Sport

29/10/2021 23:52

21-vjeçari është shfaqur si një nga talentet e rinj më të ndritur të Amerikës së Jugut në vitet e fundit dhe tashmë ka luajtur në nivel të lartë nga Argjentina.

Sevilla ka qenë prej kohësh e lidhur me të riun, por është Milani ai që është në prag të konfirmimit të një marrëveshjeje që mund të arrihet kur dritarja të rihapet në janar.

/Lajmi.net