Pioli: Nuk më pëlqen të flasë me lojtarët e mi pas ndeshjeve
Tekniku italian është duke kryer punë majft të mirë te Rossonerët këtë edicion.

Sport
Milani momentalisht ndodhet në pozitën e dytë në Serie A me 28 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Napoli në vendin e parë, shkruan lajmi.net.
Sigurisht që merita të mëdha për këtë formë të Rossonerëve ka edhe trajneri Stefano Pioli.
Pioli në një interivstë ka zbuluar se atij nuk i pëlqen të flasë me lojtarët e tij pas ndeshjeve.
“Gjërat më të rëndësishme duhet ti themi përpara ndeshjes, jo pasi që ajo të mbarojë”.
“Pas ndeshjes unë nuk u them asgjë futbollistëve të mi, madje me Ibrahimovicin mezi hyj në dhomës e zhveshjes”, tha ai duke buzëqeshur.
“Pas ndeshjeve mund të ketë pak qartësi, unë preferoj të flas të nesërmen”.
Milanin të dielën e pret një test i vështirë ndaj Romës së Jose Mourinhos. /Lajmi.net/