27 të infektuar me COVID-19 me oksigjeno-terapi, katër nën kujdes intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat Covid-19 në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor për koronavirus po marrin 56 pacientë.

Lajme

28/10/2021 10:19

Sipas SHSKUK-së, prej tyre 27 janë me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 10  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spital i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1  pacient

Spitali i Mitrovicës, 7  pacientë