Nuk keni pse të lodheni për të gjetur se ç’do të vishni për Halloween, “Squid Game” ju vjen në ndihmë
Nëse e keni parë serialin, e keni kuptuar që në të luhen lojëra fëmijësh por nuk janë kurrsesi për fëmijë, pasi vënë jetën e tyre në rrezik.
Fun
“Squid Game” është një ndër serialet më të ndjekur në Netflix dhe ka bërë xhiron e botës. Përbëhet nga nëtë seri dhe është shkruar e drejtuar nga një regjisor korean, Hwang Dong-Hyuk.
Tematika e serialit ka të bëjë me një lojë në të cilën duhet të mbijetosh dhe te fitosh në mënyrë që të mos vdesësh. Në të marrin pjesë qytetarë të dëshpëruar të cilët janë të mbytyr në borxhe. Çmimi i madh është një shumë marramendëse parash.
Nëse e keni parë serialin, e keni kuptuar që në të luhen lojëra fëmijësh por nuk janë kurrsesi për fëmijë, pasi vënë jetën e tyre në rrezik.
Gjithsesi, në muajin e tetorit është festa e populluar e Halloween-it që bën bashkë të rinjtë dhe jo vetëm, në të cilat vishen si personazhet e tyre të preferuar. E sigurisht që këtë vit është e pamundur që njerëzit të mos rikrijojnë veshjet dhe imazhet e personazheve të “Squid Game”.
Disa prej fansave dhe ata që e kanë ndjekur kanë filluar duke u bërë gati, apo praktikojnë për tu kthyer në njërin prej tyre dhe do të shihni dy prej tyre të cilët i kanë postuar ato për t’i ndihmuar e të tjerët që dëshirojnë të maskohen njësoj. /Lajmi.net/