ZYRTARE: Kjaer rinovon kontratën me Milanin

Gjiganti italian ka 'blinduar' mbrojtësin danez me kontratë të re.

Sport

27/10/2021 20:13

Simon Kjaer ishte duke kaluar vitin e fundit të kontratës që i skadonte në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Kjaer ka vendosur të rinovojë kontratën edhe për dy vite tjera dhe do të mbetet pjesë e Milanit deri në vitin 2024.

Danezi është duke shkëlqyer këtë edicion me paraqitjet e tij në repartin defanziv, duke bërë që drejtuesit e klubit t’i besojnë atij rolin e liderit të mbrojtjes.

Kjaer me kontratën e re pritet të përfitojë pagë prej 1.5 milionë euro në sezon.

Përveç Kjaer, Milani synon të rinovojë kontratën edhe me disa futbollistë tjerë kyç të ekipit. /Lajmi.net/