Gruaja nga Ferizaj që e mposhti kancerin e gjirit dhe dhimbjen e vdekjes së shtatë fëmijëve
Të sprovohesh me sëmundjen e kancerit është e vështire, por kur kjo sfidë të gjënë krejt të vetme e pa përkrahje nuk është e lehtë ta përballosh.
Lifestyle
Mevlide Masani është një shembull i sakrificës për të mposhtur sëmundjen, për të jetuar vetëm për të birin e saj i cili është pasuria e vetme në këtë botë, është e vetmja gjë e cila e lidhë atë për jetën.
Kanceri i gjirit nuk ishte e vetmja sprovë që jeta ia servoi.
Kjo zonjë u përball gjatë jetës me varfërinë, humbjen e bashkëshortit në moshë të re e më e keqja, më e paimagjinueshmja nga ajo se çka mund të përballojë një nënë është edhe humbja e shtatë fëmijëve të saj.
Muaji tetor, është edhe muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, ka shumë gra të cilat çdo ditë diagnostikohen me këtë sëmundje.
Dhe mesazhi i gruas nga Ferizaj është që të gjitha ato gra të kapën fort për jetë, të kenë motiv për të vazhduar përpara.
Zonja Mevlide jeton në fshtain Talinovc.
Ajo tash e disa vite jeton e vetme me djalin e saj te vetëm i cili nuk punon asgjë, ajo jeton vetëm me një pension 70 euro.