Lucas Hernandez i shpëton burgut, i pranohet ankesa në gjykatën e Madridit
Mbrojtësi i Bayern Munich, Lucas Hernandez sa për tani ka gjetur zgjidhje për problemin që mund ta dërgojë në burg.
Sport
Seksioni 26 i gjykatës së Madridit ka lënë në fuqi ankesën e bërë nga Hernandez kundër urdhrit të pranimit në burg për shkelje të dënimit dhe pezullon ekzekutimin e dënimit për gjashtë muaj, që ishte dënuar, transmeton lajmi.net.
Dënim që arrin me këto kushte: pezullim katër vjet, pezullimi kushtëzohet me dënimin e moskryerjes së një krimi të ri në atë periudhë edhe me pagimin e gjobës që përcaktohet në 240 tarifa gjobë me një tarifë ditore prej 400 euro .
Çdo shkelje e këtyre detyrave mund të motivojë revokimin dhe ekzekutimin e dënimit të shqiptuar.
Ata nuk respektuan rregullat
Lucas kishte udhëtuar me partneren e tij në Miami, me marrëveshje të ndërsjellë, pavarësisht urdhrit të ndalimit që rëndonte mbi të dy për shkak të një sherri të mëparshëm.
Madje, ata shpërndanë imazhe dhe u komentua se u martuan në Las Vegas, pavarësisht se të dy kishin një masë ndalimi (që në rastin e futbollistit ishte tashmë i vendosur, jo në atë të partneres) që e injoruan.
Kjo sjellje mund ta kishte çuar Lucas në burg. Edhe pse për momentin e ka bërë ‘pazar’./Lajmi.net/