Merr fund pritja, Ramos javën tjetër mund të debutojë te PSG

Mbrojtësi Sergio Ramos më në fund pas disa muajve pritet të debutojë me PSG-në.

Sport

26/10/2021 15:21

Spanjolli u transferua gjatë verës te “Parisienët”, mirëpo nuk arriti të debutoi shkaku i lëndimit afatgjatë, transmeton lajmi.net.

Tani, PSG përmes një komunikate zyrtare ka bërë me dije që Ramos ndoshta do jetë gati në vikendin e ardhshëm.

“Progresi i Sergio Ramos koordinuar nga stafi mjekësorë është duke qenë shumë mirë. Rifillimi i vazhdueshëm me grupin mund të konsiderohet gjatë javës së ardhshme”, shkruhet në komunikatë.

Pra, mbetet të shihet nëse Ramos do jetë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër RB Leipzigut./Lajmi.net/