A ndihmon humbja e peshës në kontrollin e diabetit dhe tensionit të lartë të gjakut?

Studiuesit monitoruan presionin e gjakut dhe nivelet e glicemisë gjatë gjithë studimit dhe mjekuan me ilaçe vetëm ata pjesëmarrës që patën realisht nevojë.

Lifestyle

25/10/2021 14:14

Diabeti është një problem i zakonshëm por serioz shëndetsor, që prek me miliona njerëz në të gjithë botën. Përafërsisht 85% e pacientëve me diabet të tipit 2 kanë nevojë të trajtohen edhe për presionin e lartë të gjakut. Edhe pse ilaçet ulin në mënyrë të efektshme presionin e gjakut, disa mund të kenë efekte anësore.

Ekspertët mendojnë se modifikimet e stilit të jetës, si për shembull humbja e peshës, mund të ndihmojnë. Sidoqoftë, ata nuk rekomandojnë të hiqni dorë nga ilaçet gjatë përpjekjes për të humbur peshë.

Studiuesit në Universitetet e Glasgow dhe Newcastle në Mbretërinë e Bashkuar, demonstruan se si ulja e peshës ndikoi pozitivisht tek njerëzit me diabet. Ju njohim më poshtë me këtë studim dhe përfundimin në të cilin ata arritën.

Të dhënat e studimit në lidhje me mbipeshën, diabetin dhe tensionin e lartë

Pjesëmarrësit që morën pjesë në studim ndërprenë ilaçet e diabetit kur filluan fazën fillestare të dietës për humbjen e peshës.Kjo përveç rasteve kur ato ishin të nevojshme për probleme të tjera, përveç diabetit ose hipertensionit.

Studiuesit monitoruan presionin e gjakut dhe nivelet e glicemisë gjatë gjithë studimit dhe mjekuan me ilaçe vetëm ata pjesëmarrës që patën realisht nevojë. Studimi demonstroi një ulje të konsiderueshme të presionit të gjakut gjatë terapisë.

Tek ata pjesëmarrës që nuk kishin patur probleme të më parshme me hipertensionin, uljet ishin të menjëhershme. Ndërsa për ata që ishin trajtuar më parë për hipertension nuk pati ndryshime deri në javën e 9-të. Gjatë fazës totale të zëvendësimit të dietës, 27.5% e pjesëmarrësve iu desh të rifillonin marrjen e ilaçeve për hipertensionin.

Sidoqoftë, në 2 vjet, 28% e pjesëmarrësve që ndaluan ilaçet, ulën peshën trupore, nuk patën nevojë për për t’i marrë përsëri. Sipas studimit humbja e konsiderueshme e peshës mund të eleminojnë nevojën për ilaçet e presionit të gjakut ose të ulë numrin dhe llojin e ilaçeve të marra.

Gjithashtu, humbja e konsiderueshme e peshës mund t’ju shpëtojë nga diabeti i tipit 2. /Lajmi.net/