Mbyllet pa fitues klasikja franceze, Marseille dhe PSG marrin nga një pikë
Ka përfunduar pa fitues derbi francez ndërmjet Marseille dhe PSG, e vlefshme për xhiron e 11-të në Ligue 1.
Sport
Ndeshja mes dy skuadrave franceze u mbyll pa gola, edhe pse Marseille kishte avantazhin ngase PSG ishte me 10 lojtarë në fushë, shkruan lajmi.net.
PSG gjeti golin pas një autogoli të Peres, por pastaj u anulua nga VAR-i shkaku që Neymar ishte në pozitë jashtë loje.
Ndërkohë, edhe Arkadiusz Milik gjeti golin për vendasit, por gjithashtu u anulua për pozitë jashtë loje.
Për PSG, gjërat u vështirësuan pasi Achraf Hakimi u ndëshkua me të kuq direkt në minutën e 57-të pas një ndërhyrje të rrezikshme.
Sidoqoftë, Marseille nuk e shfrytëzoi këtë përparësi që të shënoi dhe arkëtoi pikët e plota pas plotë një dekade.
Me këtë barazim, PSG mbetet lider me 28 pikë derisa Marseille renditët në vendin e katërt me 18 sosh./Lajmi.net