‘Makineri e golave’, Bayern thyen rekord në Bundesliga
Bayerni regjistroi fitoren e radhës në Bundesliga, duke fituar me rezultat të pastër 4-0 ndaj Hoffenheim, në kuadër të xhiros së nëntë.

Sport
Golat për ‘bavarezët’ u realizuan nga Gnabry, Lewandowski, Chupo-Moting dhe Coman.
Me katër golat e sotëm, Bayerni tashmë ka vendosur një rekord historik në Bundesliga.
Kampionët tani kanë realizuar 33 gola pas nëntë paraqitjeve të para të sezonit të ri në Bundesliga, që është një rekord i të gjitha kohërave në futbollin gjerman në kuadër të ligës.
33 Goals, a new record through 9 @Bundesliga_EN Matchdays!
THIS. TEAM. ❤️? pic.twitter.com/3iqc6WbS96
— ?? FC Bayern US ?? (@FCBayernUS) October 23, 2021
Bayerni ka një mesatare prej 3.6 golave të shënuara për ndeshje këtë sezon në Bundesliga.
Ndërkohë ‘bavarezët’ kanë realizuar 61 gola pas 14 paraqitjeve të para nën Julien Nagelsmann në të gjitha garat këtë sezon.
Bayern Munich have scored 61 goals in their first 14 games under Julian Nagelsmann….
— Zach Lowy (@ZachLowy) October 23, 2021
Me këtë fitore të sotme, Bayern kryeson në tabelë me 22 pikë të mbledhura, një më shumë se skuadra e Dortmund. /Lajmi.net