Pas golit ndaj Atalantas, Ronaldo vendos një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve
Sulmuesi portugez ka vazhduar me paraqitjet e tij fantastike.
Sport
Manchester United sonte arriti të mposht Atalantën me rezultat 3-2, shkruan lajmi.net.
Protagonist kryesor në këtë ndeshje si gjithmonë ishte Cristiano Ronaldo.
Ronaldo shënoi gol në min e 82′ duke i dhënë një fitore të madhe “Djajve të Kuq”.
Me këtë gol të shënuar CR7 ka vendosur një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve.
Portugezi u bë futbollisti që shënon më shumë gola kundër ekipeve të ndryshme në LK.
36-vjeçari, në karrierën e tij ka arritur të shënojë ndaj 38 skuadrave në Ligën e Kampionëve, si asnjë futbollistë tjetër.
Përkundër moshës, Ronaldo po dëshmon se është ende në nivelin e tij më të mirë duke shënuar në pothuajse çdo ndeshje. /Lajmi.net/