Sa zgjat helmimi nga ushqimi? Simptomat e para që tregojnë se diçka nuk shkon me organizmin tuaj
Kur të ndiheni sërish të uritur, është mirë të zgjidhni ushqime të buta si banane dhe oriz derisa të shëroheni.
Lifestyle
Nëse nuk ndiheni mirë, keni ngërçe në stomak dhe vraponi drejt tualetit, atëherë mund të jeni helmuar nga ushqimi. Sipas “The Sun”, helmimi nga ushqimi mund të shkaktohet nga ngrënia e diçkaje që është kontaminuar me mikrobe.
Ka disa arsye pse mund të ndodhë dhe çdo lloj ushqimi mund të shkaktojë helmim. Këtu keni gjithçka që duhet të dini rreth helmimit, transmeton lajmi.net.
Sa zgjat helmimi nga ushqimi?
Helmimi nga ushqimi mund të jetë një sëmundje e keqe, por lajmi i mirë është se në shumicën e rasteve kalon pa trajtim. Mund të duhen disa ditë që të shëroheni dhe ‘NHS’ (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit) rekomandon të qëndroni në shtëpi dhe të pini shumë ujë.
Kur të ndiheni sërish të uritur, është mirë të zgjidhni ushqime të buta si banane dhe oriz derisa të shëroheni.
Nëse nuk mund të konsumoni dot ujë, nëse nuk përmirësoheni pas disa ditësh ose keni simptoma të dehidratimit të rëndë (konfuzion, rrahje të shpejta të zemrës, sy të skuqur ose pamundësi për të urinuar), duhet të shkoni te mjeku.
Gratë shtatzëna, ato mbi moshën 60 vjeç, fëmijët e vegjël, ose njerëzit me gjendje të tilla si sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD), sëmundja e valvulave të zemrës, diabeti, sëmundja e veshkave, HIV ose kushdo që i nënshtrohet trajtimit të kancerit, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore gjithashtu.
Sa shpejt fillon helmimi nga ushqimi?
Simptomat e para të helmimit nga ushqimi zakonisht vijnë rreth një ose dy orë pas ngrënies, megjithëse mund të duhen disa orë, apo edhe javë, për tu zhvilluar.
Simptomat kryesore përfshijnë:
- Ngërçe barku
- Humbja e oreksit
- Marrje mendsh/ të përziera
- Të vjella
- Diarre (e cila mund të përfshijë edhe gjak ose mukus)
- Mungesa e energjisë/dobësisë
- Temperaturë të lartë
- Dhimbje muskujsh
- Të dridhura
Çfarë e shkakton helmimin nga ushqimi?
Ushqimi mund të kontaminohet nëse nuk gatuhet siç duhet, nuk ruhet në frigorifer nëse është e nevojshme, nëse ka kaluar datën e përdorimit të tij.
Jini të kujdesshëm me dërrasat e copëtimit, thikat etj. të cilat kanë rënë në kontakt me mishin e papërpunuar.
Ushqimet që mund të prishen përfshijnë:
- Mish i papërpunuar si viçi, derri dhe shpendët
- Midhjet
- Qumësht i pasterizuar
- Ushqime të gatshme si mish i prerë në feta, patate, djathëra të butë dhe sanduiç të paketuar paraprakisht. /Lajmi.net/