Mënyrat si të përdorni hudhrën si kurë kundër reumatizmës
Kura duhet pirë nga një lugë çdo mëngjes me stomak bosh.
Lifestyle
Artriti reumatoid është një sëmundje që karakterizohet nga një problem autoimun dhe inflamator që ndikon në shëndetin e gjymtyrëve. Kjo do të thotë se sistemi imunitar i njeriut del nga shinat dhe sulmon organizmin.
Sëmundja është e menaxhueshme nëpërmjet medikamenteve apo trajtimeve bimore. Në këtë artikull do të mësoni më shumë se si të shfrytëzoni hudhrën të kundër dhimbjeve. Hudhra është efikase kundër inflamacionit dhe është shumë e pasur me antioksidantë.
Hudhrën mund ta përdorni në tre mënyra
- Shtypni dy thelbinj hudhre dhe kalojini në mikser. Shtoni në mikser një limon të qëruar dhe një lugë çaji me mjaltë. Grijini bashkë. Kurën pijeni gjatë gjithë ditës.
- Mënyra e dytë është që të përzieni dy thelbinj të shtypur të hudhrës me dy lugë gjelle me mjaltë. Shtoni ujë sipas dëshirës dhe lëngun pijeni sa herë të dëshironi.
- Mënyra e tretë është që të fërkoni gjymtyrët me hudhër. Kini kujdes, sepse nëse hudhra mbetet në lëkurë për shumë kohë mund të shkaktojë djegie. Sipas preferencave, hudhrën mund ta shtoni edhe në ushqimet tuaja të përditshme. Një alternativë e mirë është që të shtrydhni dy limonë dhe ta përzieni në mikser me dy thelbinj hudhër. Kura duhet pirë nga një lugë çdo mëngjes me stomak bosh. /Lajmi.net/