Milani vendos rekordin historik në Serie A

Skuadra italiane Milan bëri një rikthim të çmendur mbrëmë ndaj Veronës duke e fituar 3-2, pas një disavantazhi prej dy golave pas pjesës së parë.

Sport

17/10/2021 08:36

Një rikthim në pjesën e dytë nga ‘Rosonerët’ prej tri golave bëri që ata të marrin kryesimin në tabelë, të paktën përkohësisht deri kur do të luajë Napoli.

Përpos një fitoreje të madhe, skuadra e Milanit tani ka vendosur edhe një rekord historik të klubit.

Milani tani ka fituar 22 pikë në tetë ndeshjet e para sezonale, që është një rekord në këtë fazë të sezonit për ‘Rossonerët’ që nga 1994/95 (epoka e tre pikëve).

“Kuqezinjtë” regjistrojnë shtatë fitore dhe një barazim pas tetë xhirove të para këtë sezon. /Lajmi.net