Mbyllet pjesa e parë: Milan në disavantazh prej dy golave ndaj Veronës
Skuadra e Milanit është duke humbur me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj skuadrës së Hellas Veronës.

Sport
Goli i parë i mysafirëve erdhi në minutën e shtatë, ku realizoi sulmuesi Gianluca Caprari i cili e shfrytëzoi për mrekulli një gabim në mbrojtjen e Milanit, për t’i dhënë epërsinë e hershme skuadrës së tij.
Verona e dyfishuan epërsinë në minutën e 24-të nga mesfushori Antonin Barak i cili realizoi nga penalltia.
Një statistikë interesante vie nga ‘OptaPaolo’ ku thekson se, AC Milan ka pranuar dy gola në pjesën e parë të një loje të Serie A për herë të parë që nga nëntori 2020, që ishte po ashtu kundër Veronas.
2 – AC Milan have conceded two goals in the first half of a Serie A game for the first time since November 2020, again vs Verona. Dejavù.#MilanVerona
— OptaPaolo ? (@OptaPaolo) October 16, 2021