Lajm i keq për Milanin, Hernandez rezulton pozitiv me COVID-19
Mbrojtësi francez do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të gjigantit italian.

Sport
Theo Hernandez ishte duke përfaqësuar Kombëtaren e Francës në duelet e Ligës së Kombeve, transmeton lajmi.net.
Pas kthimit në Itali te Milani, është mësuar se Hernandez është pozitiv me COVID-19.
Pak ditë më parë bashkëlojtari i tij te Franca, Adrien Rabiot doli i infektuar, kurse tani është e Hernandez.
AC Milan përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në analizat e bërë së fundmi Theo Hernandez ka rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe tani do t’i ndjek protokollet mjekësore.
Official Statement: Theo Hernández ➡ https://t.co/IU1tHv7xbd
Comunicato Ufficiale: Theo Hernández ➡ https://t.co/lcXxQQZO9j #SempreMilan pic.twitter.com/eREr28imLx
— AC Milan (@acmilan) October 13, 2021
Një lajm i keq ky për trajnerin Stefano Pioli, që tash nuk mund të llogarit në mbrojtësin në ndeshjen e ardhshme ndaj Veronës, dhe me shumë gjasa edhe ndaj Portos në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/