Polici arreston kamerierën se i solli kafe të keqe dhe gjykata i jep të drejtë
Por sipas gjykatës, arresti absurd “nuk konsiderohet mungesë respekti” pasi sjellja e gruas jashtë restorantit ishte “mos-bindje”.
Fun
Një gjykatë në Spanjë ka vendosur së fundmi se një oficer policie nuk është treguar i paarsyeshëm kur arrestoi një kameriere që i shëbeu një kafe shumë të keqe në një pikë karburanti në Pamplona, në veri të vendit, shkruan lajmi.net.
Me sa duket gjykatësi besonte se baristët duhet të tregojnë më shumë kujdes kur bëjnë kafen e policëve, pasi ndryshe mund të përfundojnë prapa hekurave.
Polici kishte arrestuar gruan që i shërbeu kafen e keqe dhe kjo nuk u konsiderua nga gjykata spanjolle si sjellje arbitare, por u vendos se ishte në përputhje me legjislacionin e shkeljeve të “prishjes së paqes” dhe “mosbindjes publike”, sipas gjykatës së rajonit të Navarre.
Sipas raportimeve gjate incidentit oficeri dhe kamerierja kishin nisur një debat të ashpër ku i pari thuajse kishte pështyrë kafen e shërbyer, para njerëzve të shtangur në pikën e furnizimit në Pamplona në korrik 2019.
Ai më pas i kishte kërkuar gruas të dilte jashtë për të vazhduar argumentin, dhe kur ajo ishte përgjigjur në mënyrë “të nevrikosur”, u tha në gjykatë, polici besoi se ishte kthyer në një rrezik të prishjes së qetësisë publike dhe e kishte arrestuar.
Por sipas gjykatës, arresti absurd “nuk konsiderohet mungesë respekti” pasi sjellja e gruas jashtë restorantit ishte “mos-bindje”.
Fillimisht polici ishte pezulluar për gjashtë muaj për “shkelje të rëndë ndaj lirisë individuale “, por gjyakta e rëzoi atë vendim.
Përfaqësuesit ligjore të kamerieres thanë se do të apelojnë vendimin. /Lajmi.net/