Ja cilat ndeshjet luhen sot në kualifikimet e Kupës së Botës

Sot do të zhvillohen duelet e radhës në kualifikimet për 'Katar 2022'.

Sport

09/10/2021 08:35

14 ndeshje do të jenë në program ditën e sotme në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës, shkruan lajmi.net.

Vëmendja kryesore do të jetë fillimisht në ora 18:00 kur përballen Suedia dhe Kosova.

Ndeshje kjo shumë e rëndësishme për suedezët që janë në garë për kualifikim, ndërsa ‘Dardanët’ do mndohen të shkatojnë befasinë dhe të marrin pikë nga ky duel i vështirë.

Ndërkohë nga ora 20:45 Shqipëria është mysafire e Hungarisë në një duel pothuajse vendimtarë për të dyja Kombëtaret.

Si ‘kuqezinjtë’ ashtu edhe hungarezët janë në garë për pozitën e dytë që siguron ‘Play Off-in’, andaj opsion sonte kanë vetëm fitoren.

Në duelet tjetra Zvicra e pret në shtëpi Irlandën e Veriut, Anglia i shkon Andorrës, Poloninë e pret një takim i lehtë ndaj San Marinos.

Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen ditën e sotme në kualifikimet e Kupës së Botës. /Lajmi.net/