Haradinaj: Nëse Rusia depërton me gaz, i sjellë edhe nëndetëset
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka pyetur se përse Kurti nuk po përballet me analistë nëpër studio televizive.

Lajme
Haradinaj rikujtoi kur VV-ja kundërshtonte ndërtimin e termocentralit të ri për shkak të ndotjes së ajrit. E tash e njëjta forcë politike e kundërshton gazin i cili gjeneron energji të pastër.
“Vetëm parja e energjisë ruse edhe harta… Ju e dini sa lufta bëhet me ndaj një gazësjellës në Detin e Veriut. I dini edhe problemet që janë shkaktu prej këtyre gazësjellësave. Ju e dini sa bën Amerika luftë, mos me leju sidomos prej Kroacisë, dhe mos me depërtu në Greqi, Rusia kurqysh, sepse nëse depërton me gaz, edhe nëndetëset i bjen. Gazi është fuqi financiare, interes strategjik, është manipulim me vendimmarrësit, korruptim e krejt çka i bëjnë me gaz, edhe Amerika në këtë projekt ka hy për interesa gjeostrategjike, por që është mjaft i dobishëm për Kosovën” – tha Haradinaj duke vazhduar aludimin te ministrja Rizvanolli: “këta tipat thojnë, dilke ajo ministrja në Parlament, si nuk i ardhke marre, nuk mujsha me besu që po flet ashtu” .
“Ky projekt do të na ik me këtë refuzim të këtyre budallëve” – tha Haradinaj duke thënë se është e pabesueshme se si ja humbin Kosovës qindra miliona euro.