Kryebashkiakja seksi e Mexicos kërcënon hapur kartelet e drogës: Do t’ju zhdukim

“Edhe nëse do të ketë mijëra kërcënime, objektivi i garantimit të sigurisë në Cuauhtémoc do të realizohet,” tha Cuevas.

Fun

05/10/2021 13:55

Sandra Cuevas, kryebashkiakja më e re e Cuauhtemoc në kryeqytetin Mexico City, ka deklaruar se do të bëjë një fushatë të ashpër kundër krimit të organizuar, shkruan lajmi.net.

Ajo paralajmëroi edhe kartelet e drogës, dhe u shpreh se atyre po iu vjen fundi.

“Ne do të konfrontohemi me krimin e organizuar, në mënyrë që ai të largohet nga Cuauhtémoc.”

Sipas Milenio.com, Cuevas insistonte se politikat e saj të ashpra kanë mbështetjen e qeverisë qendrore.

“Edhe nëse do të ketë mijëra kërcënime, objektivi i garantimit të sigurisë në Cuauhtémoc do të realizohet,” tha Cuevas.

Si pjesë e luftës së saj Cuevas prezantoi planet e kullave të reja të kontrollit të kamerave të sigurisë, për mbrojtjen e rreth 550,000 banorëve të zonës dhe rreth 6 milionë vizitorëve të përditshëm.

Ajo shtoi se kartelet e drogës që do të goditen janë La Unión, Anti-Unión, La Ronda 88 dhe grupi i militarizuar CJNG. /Lajmi.net/