Benzema: Një ditë Mbappe do të transferohet te Real Madridi

Ylli francez vazhdon të lidhet me një kalim te 'Mbretërit'.

Sport

02/10/2021 13:53

Futbollisti i PSG, Kylian Mbappe ka qenë emri më i përfolur për një transferim te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, marrëveshja mes “Los Blancos” dhe ‘Parsienëve’ nuk u arrit dhe Mbappe nuk ndryshoi ambient.

Sulmuesi ka kontratë me gjigantin francez vetëm deri në qershor të vitit 2022 dhe mund të kalojë në Spanjë si futbollistë i lirë vitin tjetër, për këtë ka folur edhe bashkëlojtari i tij te Franca, Karim Benzema.

“Kylian Mbappé do të bashkohet me Real Madridin një ditë, jam i sigurt. Nuk e di se kur, por ai do të vijë, është vetëm çështje kohe. Ai e tha vetë…”, tha Benzema në një intervistë për L’Equipe.

Gjasat janë të mëdha që Mbappe e Benzema të jenë së bashku në formacionin e Real Madridit edicionin e ardhshëm. /Lajmi.net/