Trajneri i Sheriffit, Vernydub: Krijuam mrekulli ndaj Real Madridit

Trajneri i Sheriff Tiraspol, Yuriy Vernydub beson që skuadra e tij krijoi mrekulli pas fitores 1-2 ndaj Real Madrid në "Santiago Bernabeu".

Sport

29/09/2021 14:51

Mesfushori i Luksemburgut, Sebastien Thill shënoi një gol të vonshëm për t’i siguruar pikët e plota skuadrës së Moldavisë, transmeton lajmi.net.

Real kishte 31 gjuajtje në portë, 76 për qind të posedimit, mirëpo Sheriff në fund u largua me pikët e plota.

Trajneri i Sheriffit është ndarë shumë i lumtur me këtë fitore.

“Kjo është shumë emocionale. Jam i lumtur për djemtë që bën punë të shkëlqyer”.

“Disa lojtarë të mëdhenj thanë se nuk ka vend në Ligën e Kampionëve për skuadrat si Sheriff, por është vendi ynë dhe ne e dëshmuam”.

“Kemi krijuar mrekulli dhe në fund fituam. Jam shumë i lumtur dhe krenar për Sheriff, por jam më shumë krenar për djemtë”.

Kjo ishte humbja e parë e Real Madridit këtë sezon./Lajmi.net/