Vidhte kartat ID të pacientëve për të marrë kredi, zbulohet skema e mashtrimit në Spitalin Psikiatrik të Tiranës

Ndërkohë që po verifikohen të gjithë pacientët e spitalit psikiatrik të Tiranës që mund të jenë dëmtuar duke iu kaluar kredi bankare që nuk i kanë marrë asnjëherë.

Fun

29/09/2021 09:45

Nuk kanë fund skandalet e bluzave të bardha në vendin tonë, me abuzimet në detyrë nga më të ndryshmet. Së fundmi, një tjetër rast i precedent është shënuar në Tiranë, në Spitalin Psikiatrik, shkruan Living.

Një skemë mashtrimi si nëpër filma ka bërë që të vihen në pranga 2 të reja, mes tyre një infermiere, transmeton lajmi.net.

Elisabeta Bardhollari, 39 vjeç, e punësuar si infermiere në spitalin psikiatrik nr.5 në Tiranë, që u vidhte kartat e identitetit pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte ato shoqes së saj Orjada Hoxha, 32 vjeç.

Hoxha, punonjëse e një dyqani elektro shtëpiake plotësonte kreditë për blerjen e pajisjeve të cilat më pas rishiteshin.

Policia pas arrestimit ka sekuestruar edhe elektro shtëpiake me vlerë 400 mijë lekë të rinj, si dhe po ndjek penalisht një tjetër person, pasi dyshohet se në këtë skemë mashtrimi mund të ketë të përfshirë të tjerë.

Ndërkohë që po verifikohen të gjithë pacientët e spitalit psikiatrik të Tiranës që mund të jenë dëmtuar duke iu kaluar kredi bankare që nuk i kanë marrë asnjëherë. /Lajmi.net/