Një qytetar kuletën e gjetur e dorëzon në polici, e njëjta i kthehet pronares

Dje në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar nga një qytetar per gjetjen e një kulete, në një autotaksi, në të cilin ka qenë duke udhëtuar nga Vushtrria në Mitrovicë, ku në kuletë kishte një shumë të hollash dhe dokumenti identifikues.

Lajme

28/09/2021 11:37

Policia përmes rrugës operative kanë arritur ta identifikojnë dhe ta kontaktojnë pronaren e kuletës, i cila është paraqitur në Stacion, ku e njëjta ka deklaruar se i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe me një shumë të hollash.

‘Kuleta së bashku me të hollat dhe dokumentet, ju ka kthyer ankueses, me ç’rast e njëjta ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës. Policia falënderon qytetarin, për veprimin e ndërgjegjshëm dhe mundësimin e kthimit të kuletës, tek pronarja”, thuhet në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/