Presidenti kroat: Kam informacione të sakta nga Agjencia e Inteligjencës për situatën në Kosovë

Situata në veri të Kosovës ka ngjallur shumë reagime dhe të gjitha shtete pothuajse kanë komentuar gjendje atje.

Lajme

27/09/2021 14:18

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka thënë se Beogradi dhe Prishtina do ta kenë të vështirë të përparojnë drejt BE -së me cështjet e pazgjidhura mes vete e sidomos Beogradi që vazhdimisht flet për botën serbe, shkruan HRT.

“Kosova ende nuk është njohur nga të gjithë, madje as nga anëtarët e BE-së. Është një pengesë që ne e shikojmë prej vitesh dhe është e vështirë të kapërcehet, unë mund të bëj thirrje për stabilizim të situatës”, tha Milanoviq, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se situata në Kosovë nuk e rrezikon drejtpërdrejt Kroacinë, por se ata po e monitorojnë atë.

Mes tjerash presidenti kroat deklaroi se kishte marrë informacion shumë të gjerë nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë, por që nuk duhet të fliste për këtë, dhe shtoi se nuk ishte i shqetësuar.

“Ka gjëra që mund t’i kontrollojmë dhe gjëra që nuk mundemi, dhe gjëra që nuk i dimë. Kroacia mund të jetë më e qetë se kurrë”, tha Milanoviq.

Presidenti kroat thotë se shteti i tij duhet të investojmë në ushtri.

Ai deklaroi se qeveria në Beograd po flet për “botën serbe” dhe shtoi se ai gjithmonë u bën thirrje kroatëve të jenë racionalë, nëse ata nuk jetojnë në Kroaci.  /Lajmi.net/