Parukieri i preu flokët keq, modelja dëmshpërblehet me €250,000

Për shkak të përdorimit të tepërt të amonikaut, kishte pësuar djegie të lëkurës së kokës.

Fun

27/09/2021 13:57

Modelja 42-vjeçare, Aashna Roy, ka përjetuar një fazë depresioni pasi parukieri i kishte prerë flokët më shumë seç ajo kishte kërkuar, si dhe se kishte pësuar djegie të lëkurës së kokës.

Në vitin 2018, ajo kishte shkuar në prej salloneve më të mira në Delhi, Indi dhe i kishte kërkuar stafit të sallonit brenda hotelit Maurya Sheraton, të shkurtonin flokët e saj 7 cm, por pasi ka vënë syzet ka kuptuar që flokët e saj ishin më të shkurtra seç i dëshironte.

Për këtë arsye ajo ishte ankuar te menaxheri i sallonit dhe çështja shkoi deri te drejtuesi i hotelit, kur gruas iu ofruan zgjatje artificiale falas e flokëve dhe trajtime të tjera kompensuese.

Por për modelen kishte lindur dhe një problem tjetër. Për shkak të përdorimit të tepërt të amonikaut, kishte pësuar djegie të lëkurës së kokës.

Roy dërgoi ankesën e saj në Komisionit e të Drejtave të Klientëve, ku iu ofrua kompensimi për telashet dhe rrezikimin e karrierës.

Në seancën gjyqësore u tha se ajo ishte aq e turpëruar sa nuk shikohej më në pasqyrë, i shmangej miqve dhe humbi vendin e punës.

Prerja e keqe e flokëve bëri që Roy të pësonte ‘traumë të rëndë mendore’, të humbte të ardhurat dhe të hiqte dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë top-modele.

Komisioni i dha dëmshpërblim 20 milionë rupee (rreth €250.000) për dëmin emocional dhe profesional. /Lajmi.net/