A po zbatohet reciprociteti për targat? – deklarohet Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vendimi i Qeverisë për pagesën e targave të përkohshme RKS e veturave që vijnë nga Serbia për në Kosovë është duke u zbatuar.

Lajme

26/09/2021 20:22

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë konkretisht targave të automjeteve”, thuhet në shkrimin e publikuar në facebook.

Tutje, policia njofton se vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit tyre pa vështirësi.