Votimet në Gjermani: Exit Pollet tregojnë rezultat të ngushtë mes SPD-së dhe bllokut konservator të Merkelit

Sondazhet e daljes në votime në Gjermani tregojnë se ka një rezultat të ngushtë mes SPD-së të qendrës së majtë dhe bllokut konservator CDU/CSU, të përkrahur nga Angela Merkel.

Bota

26/09/2021 18:34

Të dy partitë morën 25 përqind të votave, sipas sondazheve të daljes.

Sondazhet tregojnë se të Gjelbrit morën 15 përqind të votave, Alternativa për Gjermaninë (AfD) 11 përqind, Demokratët e Lirë (FDP) pro-biznesit 11 përqind dhe partia e Majtë 5 përqind.

Nëse këto rezultate vlejnë, atëherë kjo hap një mori mundësish koalicioni.