Shtëpia e famshme ‘horror’ del në shitje, por jemi të sigurt që s’do donit të jetonit kurrë aty
Këto ngjarje të supozuara mbinatyrore janë dokumentuar në dokumentarë dhe në ekranin e madh.
Fun
Shtëpia në fermë e pushtuar nga shpirtrat në Rhode Island, që frymëzoi filmin horror të vitit 2013 “The Conjuring”, sapo doli në shitje për 1.2 milion dollarë.
Sipas agjentit të pasurive të patundshme Mott & Chace Sotheby’s International Realty, shtëpia prej 3,109 metra katrorësh në 8.5 hektarë në Burrillville, është “një nga shtëpitë më të njohura të pushtuara nga shpirtrat në Shtetet e Bashkuara”.
“Legjenda thotë se shtëpia është e pushtuar nga prania e Bathsheba Sherman, e cila jetonte në shtëpi në vitet 1800. Deri më sot, janë raportuar ngjarje të panumërta,” -tha kompania në një njoftim për shtyp.
Këto ngjarje të supozuara mbinatyrore janë dokumentuar në dokumentarë dhe në ekranin e madh.
Ndërsa “The Conjuring” nuk u xhirua realisht në këtë pronë, ai u bazua në përvojat tronditëse të familjes Perron, që jetonte në shtëpinë e famshme në vitet 1970. Filmi, i drejtuar nga James Wan dhe me aktoren Vera Farmiga, ka në qendër një familje të terrorizuar nga shpirtrat që pushtojnë shtëpinë e tyre.
Një pjesë e tretë e filmit, e titulluar “The Conjuring: The Devil Made Me Do It”, u publikua në qershor.
Shtëpia e frikshme u shit për herë të fundit në vitin 2019 për 439,000 dollarë. Blerësit ishin Jennifer dhe Cory Heinzen, të cilët organizuan evente në këtë shtëpi dhe u dhanë me qira dhoma hetuesve paranormalë që kaluan natën atje.
Falë reputacionit të saj rrëqethës, pronarët kanë ditur si të nxjerrin përfitime prej pronës.
“Kujdestarët aktualë kanë raportuar ngjarje të panumërta në shtëpi dhe i kanë kthyer rezervimet për të kaluar një natë aty dhe organizimin e eventeve në prone, në një biznes të suksesshëm,” -shkruan Wall Street Journal. /Lajmi.net/