Milani synon të vazhdojë me fitore kundër Spezias, formacionet e mundshme

Sot nis xhiroja e gjashtë edhe në Serie A.

Sport

25/09/2021 10:11

Spezia dhe Milani e hapin xhiron e gjashtë pasi përballen sot nga ora 15:00, shkruan lajmi.net.

Rossonerët hyjnë shumë të motivuar në këtë takim pas formës të mirë që po kalojnë këtë sezon dhe kanë 13 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër Spezia ka vetëm katër pikë të grumbulluar, por sot para tifozëve të saj do të mundohet të shkaktojë befasi.

Ndërsa ekipi i Stefano Piolit përkundër mungesave të rëndësishme si Zlatan Ibrahimovic e Simon Kjaer do të kërkojë vetëm tre pikë.

Formacioni i mundshëm i Spezias: Zoet; Amian, Hristov, Nikolaou, Bastoni; Ferrer, Bourabia, Maggiore; Verde, Antiste, Gyasi

Formacioni i mundshëm i Milanit: Maignan; Kalulu, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Leao; Rebic /Lajmi.net/