Milani kërkon të rikthehet te fitorja përballë Venezias, formacionet zyrtare

‘Rossonerët’ kërkojnë vetëm fitore sonte.

Sport

22/09/2021 19:51

Milani e pret në shtëpi Venezian sonte nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së pestë në Serie A, shkruan lajmi.net.

Pas katër xhirove të para ‘Rossonerët’ zënë pozitën e tretë me 10 pikë të grumbulluara, në anën tjetër Venezia ka tre pikë në pozitën e 16.

Ekipi i Stefano Piolit synon vetëm tre pikët në këtë përballje në mënyrë që të mbetet në hap me kreun e tabelës.

Në anën tjetër Venezia do të mundohet të shkaktojë befasi.

Formacioni i Milanit: Maignan, Kalulu, Gabbia, Romagnoli, Ballo Toure, Tonali, Bennacer, Florenzi, Diaz, Leao, Rebic

Formacioni i Venezias: Maenpaa; Ebuehi, Caldara, Ceccaroni, Molinaro; Peretz, Vacca, Busio; Aramu, Johnsen, Forte /Lajmi.net/