Vuçiqi e quan ndërhyrje kriminale të Kosovës zbatimin e masës së reciprocitetit për targa
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, pas vendosjes së reciprocitetit për targat.

Lajme
Në një konferencë për media, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur veprim kriminal të Kosovës ndërhyrjen në veri për zbatimin e masës së reciprocitetit për targa, pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë në Serbi, shkruan Tanjug.
Presidenti serb thënë se ka pranuar një propozim dje dhe në mëngjesin e së martës për një “zgjidhje kompromisi, por e kam refuzuar”.
“Serbia është gjithmonë e gatshme të pranojë dialogun, por nuk do të pajtohet për veprime të njëanshme dhe në biseda me shtetet e forta të botës kam marrë një propozim se si do të mund të ishte një zgjidhje kompromisi, dhe e kam refuzuar sepse nuk është një kompromis, por poshtërim për Serbinë”, ka thënë ai në konferencën për media. /Lajmi.net/
Lexo edhe:
Drama që zhvilloi mbrëmë Serbia me ushtrinë e saj afër kufirit më Kosovën