Bayern Munich ‘demolon’ Bochumin, merr kreun e tabelës
Bayern Munich ka shënuar fitore shumë të thellë në shtëpi ndaj Bochum.
Sport
“Bavarezët” dolën triumfues me rezultat 7 – 0, shkruan lajmi.net.
Leroy Sane zhbllokoi rezultatin duke shënuar gol mjaftë të bukur (17′).
Pas 10 minutave, gjermani asistoi për Joshua Kimmich që dyfishoi epërsinë (27′).
Serge Gnabry trefishoi epërsinë pas një asistimi të Muller pesë minuta më vonë (32′).
Ndërsa, golin e katërt që ishte i fundit në pjesën e parë, e realizoi lojtari i Bochum, Lampropoulos në përpjekje për ta larguar topin nga porta (43′).
Ylli i Bayernit, Robert Lewandowski u përkujdes për golin e pestë (61′).
Kurse, Kimmich shënoi golin e dytë personal pas një asistimi të Goreztkas, që ishte i gjashti për Bayernin (65′).
Fitoren e vendasve e vulosi i inkuadruari Chuopo-Moting (79′).
Me këtë fitore, Bayern merr kreun me 13 pikë, derisa Bochum zë pozitën e 17-të me tre sosh./Lajmi.net/