SHBA-të pezullojnë evakuimin e afganëve pas shfaqjes së disa rasteve me këtë virus shumë ngjitës
Lajmin e dha vetë Shtëpia e Bardhë të premten.
Fun
Fluturimet drejt SHBA-ve që transportojnë njerëz të evakuuar nga Afganistani janë pezulluar, pasi u diagnostikuan katër raste të fruthit në mesin e afganëve që kishin mbërritur në vend. Lajmin e dha vetë Shtëpia e Bardhë të premten.
“Fluturimet janë ndalur përkohësisht me kërkesë të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve”, u tha gazetarëve sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
“Afganët e diagnostikuar me fruth janë në karantinë, në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik, dhe CDC ka filluar hapat e gjurmimit të kontakteve”.
Psaki vuri në dukje se të gjithë personat që mbërrijnë kërkohet të vaksinohen për fruthin si kusht i hyrjes.
Fruthi është një virus shumë ngjitës që mund të përhapet përmes kollitjes ose teshtitjes.
Njerëzit mund të infektohen me fruth nëse thithin ajër të kontaminuar, ose nëse prekin një sipërfaqe të kontaminuar dhe më pas prekin sytë, hundët ose gojën, sipas CDC. /Lajmi.net/