Vendi i parë që nisi vaksinimin anti-Covid tek fëmijët, duke filluar nga mosha 2-vjeçare

Pasi përfundoi provat klinike mbi të miturit me vaksinat e saj Abdala dhe Soberana, Kuba nisi fushatën e saj të vaksinimit për fëmijët të premten, duke filluar me ata 12 vjeç e lart.

Lajme

07/09/2021 10:52

Kuba të hënën u bë vendi i parë në botë që vaksinon fëmijët nga mosha dy vjeç kundër Covid-19, duke i vaksinuar në shtëpi me vaksina të pa miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Ishulli komunist me 11.2 milionë banorë synon të vaksinojë të gjithë fëmijët, para se të rihapë shkollat, që janë mbyllur në pjesën më të madhe te vendit, që nga marsi i 2020-ës.

Viti i ri shkollor filloi të hënën, por zhvillohet nga shtëpia përmes programeve televizive, pasi shumica e familjeve kubane nuk kanë qasje në internet.

Pasi përfundoi provat klinike mbi të miturit me vaksinat e saj Abdala dhe Soberana, Kuba nisi fushatën e saj të vaksinimit për fëmijët të premten, duke filluar me ata 12 vjeç e lart.

Vende të tilla si Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuela kanë njoftuar se planifikojnë të vaksinojnë fëmijët më të vegjël, por Kuba është e para që e ka bërë këtë. /Lajmi.net/