Arratiset nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike një person që ishte në paraburgim

Një i person i cili ishte në paraburgim është arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike sot në mëngjes.

Lajme

04/09/2021 13:01

Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, thuhet se I.Sh. akuzohet për veprën penale lëndim i lehët trupor.

“I njëjti është pranuar në paraburgim, IPFK më 03.09.2021, dhe akuzohet për veprën penale lëndim i lehët trupor. Aktualisht, jemi duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin janë njoftuar Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/