Hotelet me vizitorët më të shumtë në Kosovë, nga Gjermania dhe Zvicra

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Lajme

04/09/2021 12:10

Theksohet se në tremujorin e dytë të vitit 2021 (TM2 2021) pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Në TM2 2021, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 60 884, prej tyre 36.22% janë vendorë dhe 63.78% janë të jashtëm, ndërsa numri i bujtjeve është 94 148, prej tyre 36.68% nga vendorët dhe 63.32% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimeve e ka rajoni i Prishtinës, me 22 340 vizitorë, me 35 403 netqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Gjermania, Zvicra dhe Shqipëria etj./Lajmi.net/