Vritet brutalisht ‘E bukura e Bagdatit’, refuzoi të martohej me kushëririn
Sipas mediave lokale, shkaku i fundit tragjik ishte "vrasje për nder" pas refuzimit të martesës për të disatën herë.
Fun
Nourzan Al-Shammari, një vajzë e re 20-vjeçare nga Bagdati, e njohur si “E bukura e Bagdatit”, është vrarë brutalisht nga tre burra me thikë, pasi kishte refuzuar të martohej me kushëririn e saj, transmeton lajmi.net.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar zemërim të madh në të gjithë Irakun, pasi pamjet e krimit të tmerrshëm janë shpërndarë edhe në mediat sociale.
Siç raporton The Mirror, Al-Shammari po kthehej në shtëpi nga puna, kur në mes të rrugës u ndal nga tre burra që mbanin thika dhe shami.
Sipas mediave lokale, shkaku i fundit tragjik ishte “vrasje për nder” pas refuzimit të martesës për të disatën herë.
Policia ka arrestuar vëllain e Nourzan, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasje, por edhe dy kushërinjtë e saj janë në kërkim.
Aktivistë të shumtë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë nisur protestat duke dënuar aktin e rëndë.
Nourzan ishte martuar edhe një herë tjetër në moshën 13-vjeçare, sërish pa dëshirën e saj. /Lajmi.net/