Shkrimtarja Danielle Steel punon 20 orë në ditë, por a duhet pasur zili?

E vetmja gjë vërtetë e pazakontë në lidhje me praktikën e punës së Steel, është se ajo u ka sjellë kënaqësi miliona lexuesve.

Fun

31/08/2021 16:10

Deri më sot shkrimtarja e njohur Danielle Steel ka shkruar 179 libra, duke i botuar ato me ritmin e 7 titujve në një vit. Dhe për aq sa di, ajo mund të jetë duke publikuar ndonjë libër të ri këto ditë, shkruan The Guardian.

Por si ia del ta bëjë këtë? Në një intervistë të dhënë në muajin maj për revistën “Glamour”, Steel zbuloi sekretin e produktivitetit që është thelbësor për suksesin e saj “Ajo punon gjatë gjithë kohës”, transmeton lajmi.net.

Dhe kur them gjatë gjithë kohës:pra të paktën 20 orë në ditë, në një ditë të plotë 24-orëshe disa herë në muaj, dhe me vetëm 1 javë pushim në vit.

Unë e di që shumë nga ju mund të thonë:është si Margaret Thatcher. “Unë nuk shkoj të fle derisa të jem aq i lodhur sa gati më zë gjumi në dysheme. Nëse arrij të fle 4 orë, ajo është një natë e mirë për mua”- i tha Steel intervistuesit

Në pamje të parë, tek kjo shkrimtare ka diçka që ka të bëjë me këmbëngulje e madhe: Nëse do të shkruash shumë, shkruaj më shumë! Edhe në uebsajtin e biznesit Quartz thuhet: “Si t’i realizoni gjërat? Duke i bërë. A nuk është fantastike?”

Por, si një terapist tërësisht i pakualifikuar, që për këtë arsye është kundër diagnostikimit të figurave publike nga distanca, unë do të doja të ofroja një interpretim alternativ: Steel ka një problem.

Para lindjes së ekonomisë së profesionistëve të lirë (freelancer), që e bëri të detyrueshëm tregimin e një angazhimi të pandërprerë si provë se ju jeni një “punë-mbaruar”, ne e quajtëm këtë workaholism – një mani kompulsive për të punuar pa pushim, ndoshta për shkak të ankthit, apo vetëvlerësimit të ulët, apo dëshirës për të shmangur përfshirjen në ndonjë aspekt më të vështirë të jetës.

Unë nuk jam as i sigurt nëse Steel, e cila me siguri që e ka njohur vuajtjen, do të pajtohej me mua. “Puna që bëj është vendi ku unë gjej strehë. Edhe kur kanë ndodhur gjëra të këqija në jetën time personale, ajo është një konstante. Është diçka solide tek e cila mund të arratisem”- u shpreh Steel në atë intervistë.

Duke sugjeruar që romancierja është e rrënuar psikologjikisht, unë duhet të sqaroj se nuk po nënkuptoj as kritikën më të vogël ndaj saj. Ne të gjithë jemi të rrënuar psikologjikisht, në shkallë më të madhe ose më të vogël, dhe ne e shfaqim vazhdimisht atë në veprimet tona të përditshme.

Në fakt, sipas një pikëpamje të psikologjisë -e lidhur zakonisht me psikanalizën e shkollës së vjetër – ju mund ta shihni biografinë e secilit person si diçka më shumë se sa thjesht një përpjekje të vazhdueshme për të bërë paqe me sjelljet e çuditshme vetjake, edukimin e tyre të hershëm dhe ngjarjet e dhimbshme të jetës së tyre.

E vetmja gjë vërtetë e pazakontë në lidhje me praktikën e punës së Steel, është se ajo u ka sjellë kënaqësi miliona lexuesve. Shpesh, duke punuar mbi problemet tona, ne padashur e bëjmë jetën më të keqe për ata që na rrethojnë.

Megjithatë, kjo mënyrë e të parit të gjërave është një kujtesë se ju nuk duhet ta keni zili Steel për produktivitetin e saj, apo të arrini në përfundimin se “ne ndoshta nuk po përpiqemi sa duhet”.

Së pari, ju keni bërë zgjidhjet tuaja personale. Përveç kësaj, nëse ju mungon motivimi specifik që ju çon drejt praktikave hiper-produktive që kanë disa njerëz, përpjekja për t’i imituar ata ndoshta do të dështojë.

Ata duan të bëjnë një punë të madhe, ndërsa ju dëshironi të jeni lloji i personit që dëshiron të bëjë një sasi të madhe pune, çka nuk është e njëjta gjë. Është një gjë të jesh i motivuar, dhe krejtësisht diçka tjetër të krijosh vullnetin për t’u sjellë në atë mënyrë. /Lajmi.net/