Parlamentarja e Zelandës së re turpërohet në intervistë live kur i biri hy në dhomë duke mbajtur në dorë një…
Të qeshurat mund të dëgjohen edhe pasi ndalon pamja.
Fun
Të gjithë e kuptojnë që fëmijët mund të bëjnë veprime qesharake ndonjëherë, mirëpo ky po që ishte moment turpërues për parlamentaren e Zelandës së re, shkruan lajmi.net.
Carmel Sepuloni ishte në një intervistë live përmes Zoom, kur djali i saj hy në dhomë me një karrotë në dorë.
Mirëpo kjo karrotë po që nuk ishte e çfarëdoshme, sepse kishte formën e një organi gjenital të meshkujve!
Me sa duket, i biri nuk e dinte se ajo ishte në një intervistë, dhe në videon që ka shpërndarë parlamentarja vetë, shihet një moment kur ajo përpiqet të ja heqë nga dora, dhe e fik kamerën.
Të qeshurat mund të dëgjohen edhe pasi ndalon pamja.
Epo, kjo po që ishte një gjë interesante të ndodhë në një intervistë të drejt për drejtë! /Lajmi.net/
That moment when you’re doing a LIVE interview via Zoom & your son walks into the room shouting & holding a deformed carrot shaped like a male body part. ???♀️ Yes, we were almost wrestling over a carrot on camera, and yes, I’m laughing about it now but wasn’t at the time! ? pic.twitter.com/oUbcpt8tSu
— Carmel Sepuloni (@CarmelSepuloni) August 30, 2021