AC Milan ‘shpartallon’ Cagliarin

AC Milan ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Cagliari.

Sport

29/08/2021 22:37

“Rossonerët” triumfuan me rezultat 4 – 1, shkruan lajmi.net.

Sandro Tonali me një supergol nga gjuajta e lirë kaloi Milanin në epërsi (12′).

Cagliari u këndell duke barazuar përmes Deiolas (15′).

Pas vetëm dy minutave, Rafael Leao riktheu avantazhin e vendasve (17′).

Olivier Giroud u përkujdes për golin e tretë pas një asistimi të Diaz (24′).

I njëjti realizoi edhe golin e dytë personal, njëkohësisht i katërti për Milanin nga pika e bardhë (43′).

Edhe pjesa e dytë, u dominua nga Milan, por u mungonte finalizimi.

Pas kësaj fitore, Milan renditët në pozitën e katërt me gjashtë pikë, derisa Cagliari në vendin e 14-të me një sosh./Lajmi.net/