Milan e mbyll pjesën e parë në epërsi të trefishtë ndaj Cagliarit

AC Milan ka shkëlqyer në pjesën e parë ndaj Cagliarit.

Sport

29/08/2021 21:34

“Rossonerët” janë në epërsi të trefishtë prej 4 – 1, shkruan lajmi.net.

Sandro Tonali zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë (12′).

Cagaliari nuk vonoi shumë dhe barazoi rezultatin përmes Deiola (15′).

Por, Milan riktheu avantazhin pas vetëm dy minutave përmes Brahim Diaz (17′).

Olivier Giroud shënoi golin e tretë pas një asistimi të Diaz (24′).

Ndërsa, i njëjti u përkujdes edhe për golin e katërt nga penalltia (42′).

Kësisoj, rezultati i kësaj pjesë 4 – 1./Lajmi.net/