Kurti dhe Vitia u drejtohen qytetarëve pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Gjendja e rëndë me COVID-19 në vend dhe vdekja e 36 qytetarëve gjatë 24 orëve të fundit bëri që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet këtë të diel.

Lajme
Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u janë drejtuar qytetarëve pas kësaj mbledhje.
Kryeministri Kurti ka folur për temat që kanë diskutur në mbledhje, duke përfshirë këtu edhe vendimin e Qeverisë për masat e reja.
Ai ka thënë se tashmë do të ketë edhe zgjatje të orarit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, i cili ka qenë propozim i Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Tutje, Kurti ka deklaruar se kanë rritur numrin e shtretërve në spitale dhe do të vazhdojnë të shtojnë kapacitetet spitalore.