Bayern arrin marrveshje me Leipzig për Sabitzer
Gjiganti gjerman, Bayern Munich ka arritur marrëveshje me mesfushorin e RB Leipzig, Marcel Sabitzer, raporton BILD.
Sport
Bayern ka arritur marrëveshje me Leipzig për mesufshorin 27-vjeçar, Marcel Sabitzer për shumën e 16 milion eurove, raporton e përditshmja gjermane “BILD”.
Ky do të jetë transferimi i dytë i Bayern Munich për këtë verë, pas mbrojtësit Dayot Upamecanos, pa harruar edhe trajnerin Nagelsmann.
Nagelsmann dhe Sabitzer ishin së bashku në Leipzig sezonin e kaluar, kurse tani të dy do të jenë përsëri bashkë por në skuadrën e Bayern Munich.
Ardhja e Sabitzer shton cilësi edhe më shumë tek skuadra gjermane në mesfushë, duke veçuar edhe dy mesfushorët tjerë, Kimmich e Goreztka të cilët kanë rinovuar kontratat e tyre me klubin para pak ditësh. /Lajmi.net