ZYRTARE: Kane konfirmon se do qëndrojë te Tottenham
Sulmuesi Harry Kane ka konfirmuar qëndrimin te Tottenham.
Sport
Që nga fillimi i verës, anglezi ishte i hapur për kalimin te Manchester City, por presidenti i klubit Daniel Levy refuzoi të gjitha ofertat, transmeton lajmi.net.
Tani, edhe Kane është bindur, ngase përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar se nuk do largohet këtë verë.
“Ishte e pabesueshme të shoh tifozët e Spurs të dielën dhe të lexojë disa nga mesazhet për mbështetjen që kam pasur javët e fundit.
Do qëndrojë të Tottenham këtë verë dhe do fokusohem 100 për qind që t’i ndihmojë skuadrës të arrijë suksesin”, shkroi ai.
It was incredible to see the reception from the Spurs fans on Sunday and to read some of the messages of support I've had in the last few weeks. ?⚽
I will be staying at Tottenham this summer and will be 100% focused on helping the team achieve success. #COYS pic.twitter.com/uTN78tHlk1
— Harry Kane (@HKane) August 25, 2021
Ndërkohë, në dy ndeshjet e para, Tottenham ka arkëtuar pikët e plota duke mposhtur Manchester Cityn dhe Wolves./Lajmi.net/