Talebanët kërcënojnë Amerikën: ‘Do të ketë pasoja të rënda nëse evakuimi nuk përfundon në 31 gusht’

Biden tha gjatë fundjavës se diskutimet tashmë po zhvilloheshin për zgjatjen e afatit.

Fun

23/08/2021 14:19

Talebanët nuk do të lejojnë që forcat perëndimore të qëndrojnë në Afganistan duke nisur nga e marta e ardhshme.

Ata e kanë bërë këtë deklaratë duke paralajmëruar se do të ketë pasoja të rënda nëse SHBA-të dhe Britania e Madhe refuzojnë të tërheqin trupat e tyre deri atëherë.

Suhail Shaheen, një zëdhënës i grupit militant, tha se afati i 31 gushtit, i vendosur nga presidenti amerikan, ishte një “vijë e kuqe” që duhet respektuar.

Kjo vjen pasi Boris Johnson do të zhvillojë një takim urgjent të udhëheqësve botërorë të G7 të martën, për t’i kërkuar presidentit amerikan Joe Biden të mbajë forcat amerikane në Afganistan përtej kësaj kohe në mënyrë që të lejojë vazhdimin e fluturimeve të evakuimit.

Biden tha gjatë fundjavës se diskutimet tashmë po zhvilloheshin për zgjatjen e afatit.

Ndërkohë, një përplasje me armë shpërtheu mes afganëve dhe “sulmuesve të panjohur” në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit dje, ku humbi jetën një ushtar afgan.

Nuk ishte e qartë nëse sulmuesit ishin pjesë e talebanëve, të cilët po ruajnë perimetrat e jashtëm të aeroportit.  /Lajmi.net/