Milan arrin marrëveshje me sulmuesin italian
Skuadra italiane AC Milan ka arritur marrëveshje me sulmuesin 20-vjeçar, Pietro Pellegri nga Monaco.

Sport
Milan tashmë ka arritur marrëveshje me kushtet personale me sulmuesin italian Pietro Pellegri nga Monaco, raporton Fabrizio Romano.
Marrëveshja është afër të ndodhë edhe mes klubeve, në formë huazimi, me opsion të blerjes në fund të sezonit.
Huazimi pritet t’i kushtoj 1 milion euro skuadrës italiane, kurse 6 milion euro nëse vendosin që ta blejnë në mënyrë të përhershme nga ekipi francez në fund të sezonit.
Opsioni i blerjes mund të bëhet i obliguar varësisht prej disa kushteve që nuk janë definuar ende, përfundon Romano. /Lajmi.net