Arrihet marrëveshja, Florenzi transferohet te Milani

Alessandro Florenzi është transferimi i radhës i Milanit.

Sport

19/08/2021 19:09

Milan prej kohësh kishte nisur bisedimet me Romën për transferimin e Florenzit, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, tani marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe futbollisti do të kalojë te Rossonerët.

Gjiganti italian do ta marrë mbrojtësin në formë huazimin për një vit për 1 milionë euro, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 4.5 milionë euro.

Transferimi i italianit do të bëhet zyrtare së shpejti, dhe pritet ta ndihmojë shumë ekipin e Stefano Piolit.

Kujtojmë që sezoni i ri në Serie A nis këtë vikend. /Lajmi.net/