Lyrical Son me bashkëshorten sot festojnë shtatë vite martesë

Çifti i njohur i showbizzit festojnë përvjetorin e martesës.

ShowBiz

19/08/2021 14:36

Reperi, Lyrical Son bashkë me bashkëshorten e tij Gresën ka vite që janë së bashku, shkruan lajmi.net.

Ata janë të martuar dhe nga martesa e tyre kanë edhe fëmijë ndërkohë sot festojnë shtatë vjet martesë.

Ishte, Gresa ajo e cila ndau fotografi bashkë me LyricalSon derisa shkroi edhe disa fjalë dedikuar reperit.

”Dashuria ime, kanë kaluar 7 vjet nga martesa jonë ëndërrimtare. Unë jam vajza më e lumtur në botë, faleminderit. Unë të dua”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Lyrical Son dhe Gresa janë një nga çiftet e komentuara në showbizz të cilët nuk njihen për zënka./Lajmi.net/